Masthead Images

Ngrënia

Provoni kuzhinën moderne ndërkombëtare në restorantin tonë bashkëkohor, por njëkohësisht komod, dhe hapësirën për pritje dhe relaksim ose shijoni një pije në tarracën dhe barin e hapur. Po planifikoni një eveniment? Shefat tanë të kuzhinës mund të krijojnë menynë e përkryer të personalizuar për rastin tuaj të veçantë.

Nuk ju bëhet të dilni nga dhoma? Përfitoni nga shërbimi ynë në dhomë në mbrëmje.

Garden Grille Restaurant and Bar®

Shijoni ushqimin kazual në Garden Grille Restaurant and Bar®.

Zgjohuni dhe shijoni mëngjesin e sapo përgatitur që ofrohet çdo ditë. Me zgjedhjet e shumta shijoni drekën dhe darkën nga menyja jonë që ofron një shumëllojshmëri gatimesh të përgatitura me kujdes nga shefat tanë të kuzhinës.

Lounge Bar

Relaksohuni në Lounge Bar dhe porosisni diçka të lehtë për të ngrënë nga menyja dhe për ta shoqëruar zgjidhni mes një morie verërash dhe birrash ndërkombëtare e koktejesh.

Merrni diell duke dalë në zonën e tarracës së jashtme ku mund të relaksoheni dhe të darkoni në ajër të pastër.

Shërbimi në dhomë në mbrëmje

Nuk ju bëhet të dilni nga dhoma?

Me kënaqësi mund t’jua sjellim darkën aty me shërbimin tonë në dhomë në mbrëmje që disponohet çdo ditë nga ora 17:00 deri në mesnatë. Ne kemi gjithashtu ushqime të shpejta dhe paketa ushqimore për t’i marrë me vete kur jeni në lëvizje.